LAJME NGA BOTA

Lavrov për vizitë në Kinë

Zelensky do t’i drejtohet sot parlamentit australian

Zelensky do t’i drejtohet sot parlamentit australian

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, arriti në Kinë të mërkurën, në vizitën e tij të parë tek aleatja kryesore e Rusisë, që prej se Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës muajin e kaluar.

Ai u takua me ministrin e Jashtëm rus, Wang Yi, në provicën kineze Anhui, raportoi transmetuesi shtetëror kinez CGTN.

Kryediplomati rus po ashtu pritet të marrë pjesë në një sërë takimesh të organizuara nga Kina për të diskutuar për mënyrat për ta ndihmuar Afganistanin. Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet fqinje të Afganistani, po ashtu pritet të marrin pjesë në këto takime.

Por, lufta e Rusisë në Ukrainë ka gjasë që të jetë temë e këtyre takimeve.

Për dallim nga shumë shtete perëndimore, Kina ka refuzuar që ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

Pekini ka thënë se ministri i Jashtëm, Wang Yi, do t’i takojë së bashku të gjithë përfaqësuesit.

Source