LAJME NGA BOTA

Putin nuk ndryshon: Granatimet do të marrin fund vetëm kur Mariupol të dorëzohet

Gazetari gjerman: Erdogan ka kaluar Macron, Papën, OKB-në

Gazetari gjerman: Erdogan ka kaluar Macron, Papën, OKB-në

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez se bombardimi i qytetit të rrethuar do të përfundojë vetëm kur trupat ukrainase të dorëzohen, tha Kremlini në një deklaratë.

Por zyrtarët francezë thanë se lideri rus kishte rënë dakord të shqyrtonte planet për evakuimin e civilëve nga qyteti.

Zyrtarët nga pallati Elyseé i Francës e quajtën situatën në qytet “katastrofike” dhe shtuan se “popullatat civile duhet të mbrohen dhe duhet të largohen nga qyteti nëse dëshirojnë. Ata duhet të kenë akses në ndihma ushqimore, ujë dhe ilaçe që u nevojiten”.

Franca, së bashku me Turqinë, Greqinë dhe disa grupe humanitare, i kanë paraqitur Putinit një plan për të evakuuar qytetin.

Zyrtarët thanë se Putin i tha Emmanuel Macron se ai do të “mendojë” për propozimin.

Source