LAJME NGA BOTA

Zelensky do t’i drejtohet sot parlamentit australian

Lufta në Ukrainë, shpërthime në afërsi të Kievit

Lufta në Ukrainë, shpërthime në afërsi të Kievit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet sot përmes një videoje parlamentit australian. Lajmi u njoftua nga Ministri i Punës i Australisë, Stuart Robert, sipas të cilit “Ukraina po tregon guxim dhe elasticitet të jashtëzakonshëm teksa duron luftën e paprovokuar të Rusisë”.

Kjo vjen pasi Zelensky iu është drejtuar liderëve ndërkombëtare politikë, që nga BE-ja, OKB-ja dhe Kongresi i SHBA-së dhe deri te parlamenti japonez.

Fjalimet e tij, të cilat shpesh kanë përfunduar me ovacione për të, janë përshkruar si një “luftë informative” për të grumbulluar mbështetje për Ukrainën në Perëndim dhe gjetkë.

Ndërkohë Australia ka furnizuar Ukrainën me ndihma urgjente humanitare me vlerë 65 milionë dollarë dhe ka premtuar pajisje mbrojtëse me vlerë 91 milionë dollarë, duke thënë se “është e qartë se nevoja e Ukrainës për ndihmë ushtarake mbetet urgjente dhe e vazhdueshme”.

Source